Kryeministri: Nga janari pensionistët do të marrin rritje të pensionit çdo muaj

Kryeministri: Nga janari pensionistët do të marrin rritje të pensionit çdo muaj

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije paraditen e sotme se pensionistët do të marrin rritje të pensionit çdo muaj. “Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projekt-buxhetin 2026 dhe jam i lumtur, s’e kam përdorur ndonjëherë këtë fjalë, por jam i lumtur të them, ashtu siç u zotuam në zgjedhje, që ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare, por më në fund mund të rrisim pensionet. Pensionistët tanë përveçse do marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, nga janari do kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj, përmbi indeksimin e përvitshëm. Në fund të mandatit, duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet, pensioni urban me vite të plota, 40 mijë lekë nga...