Reshjet e shiut në Lezhë, disa fshatra probleme me energjinë elektrike

Reshjet e shiut në Lezhë, disa fshatra probleme me energjinë elektrike

Moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej orëve të natës ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike. Sipas gazetarit Elvis Hila fshatrat pa energji elektrike janë Zadrim dhe ato në njësitë administrative Kolsh e Zejmen. Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për rregullimin e defekteve.