Shpërthimi me tritol në një biznes, policia jep detajet: Ja ku ishte vendosur lënda plasëse

Shpërthimi me tritol në një biznes, policia jep detajet: Ja ku ishte vendosur lënda plasëse

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një biznes në lagjen Postobllok të Kuçovës. Tritoli raportohet se ishte vendosur pranë derës së biznesit në pronësi të shtetasit me iniciale G. S.. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Njoftimi i policisë: Kuçovë/Informacion paraprak Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.