Triumfi bindës dhe rreziku i pushtetit absolut në Maqedoninë e Veriut

Triumfi bindës dhe rreziku i pushtetit absolut në Maqedoninë e Veriut

Plot 65 nga 81 vendet e kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut përfunduan në duart e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it. Këtu hyn edhe partneri i tretë qeveritar, ZNAM, që mbetet në krye të pushtetit lokal në komunën më të madhe të vendit, Kumanovë. Kjo do të thotë se partnerët qeveritarë, përveçse kanë pushtetin qendror, gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të qeverisin edhe në nivel lokal në mbi 80% të komunave dhe qyteteve të vendit, përcjell A2. “Këto ishin zgjedhje lokale dhe ndoshta u fokusuan te problemet lokale, por duket qartë se me këtë pushtet, gjithçka do të jetë në duart e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it - nga kanalizimi deri tek integrimi evropian. Mendoj se pasi të kalojë kjo eufori, ata do të përballen me presione...