Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Fshatrat e Nënshkodrës po shuhen, shkollat pa nxënës dhe shtëpitë pa zëra banorësh
Në zemrën e Nënshkodrës, aty ku dikur dëgjoheshin zërat e fëmijëve dhe trokëllimat e kafshëve në oborre, sot mbretëron heshtja. Fshati Samrish i Ri, dikur plot jetë, tani duket si një kujtim i largët, rrugë të boshatisura, shtëpi të mbyllura dhe dritare që nuk ndizen më në mbrëmje. Emigracioni po e zhbën çdo ditë nga pak jetën në këto zona. “Të gjithë janë larguar. Nga 500 vetë, kanë mbetur 67. Të gjithë pleq. Emigrantët na ndihmojnë nga pak, por jeta këtu ka marrë fund. Kur s’ka njerëz, s’ka jetë”, thotë një banor me zë të dridhur, ndërsa tregon shtëpitë bosh përreth. Shkak për ikjen, sipas banorëve, janë mungesa e punës, përmbytjet e vazhdueshme dhe mungesa e shërbimeve më bazike. “Këtu nuk panë zhvillim, nuk panë...