Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Grevë urie dhe përleshje, dhuna rreth tendave në Beograd
Ditë të tensionuara në Beograd… Në orët e para të së dielës dhe të hënës, 2 dhe 3 nëntor, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se 37 persona u ndaluan për trazira para Parlamentit. Midis tyre, sipas mediave, ishte edhe basketbollisti Vladimir Shtimac. Trazirat nisën kur Dijana Hrka, nëna e një djali që vdiq në Novi Sad, donte të fillonte një grevë urie përpara Parlamentit, duke kërkuar drejtësi dhe shpjegime për shembjen e një pjese të stacionit hekurudhor në Novi Sad një vit më parë, e cila shkaktoi vdekjen e 16 personave. Megjithatë, asaj nuk iu lejua të hynte në Parlament. Midis hyrjes në Parlament dhe Presidencës Serbe, ndodhet një vendbanim tendash i mbështetësve të qeverisë, i njohur si “Ćaciland”, që në gjuhën e...