Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Si vazhdon të ndikojë Brexiti mbi turizmin?
                            Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja ka pasur një ndikim të madh në industrinë e turizmit. Rregulloret e reja të lënë të kuptosh se udhëtarët mund të përballen në Mbretërinë e Bashkuar edhe me më shumë vështirësi.I frustruar nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, John Francis nuk donte më pasaportën e tij britanike, pasi Brexit hyri zyrtarisht në fuqi më 1 shkurt 2020. Në vend të kësaj, ai aplikoi për shtetësi gjermane dhe kështu mundi të vazhdonte të udhëtonte si qytetar i BE-së. Tani, ai jeton në qytetin e vogël gjerman të Obertshausen, ku drejton kompaninë e tij, Britain.de, e cila organizon shtëpi pushimi për turistët në Angli, Skoci dhe Uells.“Ndonjëherë, kishte shumë pasiguri midis klientëve të mi,” tha ai. “Ata kishin shumë...