Raportimet për rrëmbimin e një serbi në Leposaviç, Sveçla: Serbia shkeli kufijtë shtetërorë

Raportimet për rrëmbimin e një serbi në Leposaviç, Sveçla: Serbia shkeli kufijtë shtetërorë

Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar të hënën Serbinë për cenim të integritetit territorial të Kosovës, pasi Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, me inicialet M.V., dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe. Në anën tjetër, autoritetet në Serbi nuk janë deklaruar rreth këtij rasti. Sipas njoftimit të Policisë, vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, qytet në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe. Sipas këtij institucioni, Policia e Kosovës ka bashkëpunuar me misionin e...