E rëndë në Brazil, 28-vjeçarja humb jetën gjatë përplasjeve mes bandave

E rëndë në Brazil, 28-vjeçarja humb jetën gjatë përplasjeve mes bandave

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, pasi një 28-vjeçare humbi jetën nga një plumb qorr gjatë një përleshjeje mes bandave rivale në Rio de Janeiro. Vdekja e Barbara Elisa Yabeta Borges ka shkaktuar trishtim të madh në vend, vetëm pak ditë pas një operacioni masiv të autoriteteve në favelat e qytetit, ku u raportua se të paktën 100 persona u vranë. Barbara, e cila punonte si punonjëse banku dhe blogere udhëtimesh, ndodhej në sediljen e pasme të një taksie kur anëtarë të bandave filluan të qëllonin pranë urës Fundão në Rio de Janeiro. Sipas drejtuesit të taksisë, të shtënat u dëgjuan teksa po kalonin në zonë dhe Barbara u godit në kokë, raportoi Daily Mail. Ajo u transportua me urgjencë në spitalin Geral de...