Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Bllokimi financiar i qeverisë në SHBA, nisin shkurtimet e ndihmës ushqimore për 42 milionë amerikanë
                            Qeveria Amerikane ka njoftuar se ndihma ushqimore për rreth 42 milionë amerikanë me të ardhura të ulëta do të reduktohet gjatë muajit nëntor, për shkak të bllokimit financiar të qeverisë federale, i cili ka hyrë tashmë në muajin e dytë. Sipas Departamentit të Bujqësisë, administrata do të përdorë 4.65 miliardë dollarë nga fondet e emergjencës për të financuar programin SNAP (ish-kuponët ushqimorë), duke mbuluar vetëm gjysmën e nevojave mujore të familjeve përfituese. Javën e kaluar, dy gjykatës federalë urdhëruan qeverinë të sigurojë burime shtesë për vazhdimin e programit, i cili kushton 8.5 deri në 9 miliardë dollarë në muaj. SNAP u vjen në ndihmë amerikanëve me të ardhura nën 1,632 dollarë në muaj për një person të vetëm, ose 2,215 dollarë për një çift. Administrata...