Tragjike/ Qeni sulmon një foshnjë 9-muajshe

Tragjike/ Qeni sulmon një foshnjë 9-muajshe

Një tragjedi ka goditur Uellsin, pasi një foshnjë 9-muajshe ka vdekur pasi u sulmua nga një qen. Incidenti ndodhi të dielën pasdite në Rogit, një fshat i vogël në juglindje të Uellsit, në Britaninë e Madhe. Foshnja, e cila sipas DailyMail, ishte në shtëpinë e një të afërmi me prindërit e tij, u gjet e plagosur rëndë pas sulmit. Pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve, foshnja u shpall e vdekur në vendngjarje menjëherë pas mbërritjes së policisë dhe ambulancës. Policia tha se qeni mund të jetë trembur nga fishekzjarrët në zonë dhe ka sulmuar foshnjën. Policia e ka marrë qenin dhe po heton nëse është një racë e ndaluar në Uells.