Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “U ulëm në tavolinë me hajdutin”, Kalaja ‘shpërthen’ në akuza ndaj Berishës: Goditje për demokratët
                            Në një emision televiziv, juristja dhe ish-kryetarja e Gjykatës së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, shprehu kritika të forta ndaj mënyrës se si po vepron opozita pas zgjedhjeve të 2025-ës dhe raportit të OSBE-ODIHR-it. Kalaja deklaroi se për sa kohë Partia Demokratike e konsideron qeverinë si “regjim” dhe “narkoshtet”, nuk mund të ulet në tavolinë me të për marrëveshje politike. “Ne nuk mund të dalim keq në sytë e publikut. Luftuam për farsën zgjedhore, denoncuam blerjen e votave, krimin dhe bandat, dhe më pas u ulëm me hajdutin në bisedime. Kjo është jo vetëm kontradiktë, por edhe dëm për PD-në”, tha ajo. Sipas Kalajas, çdo tentativë për marrëveshje midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, përfshirë ndryshime të mundshme kushtetuese, do të ishte “një goditje edhe më...