Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg adoleshenti

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg adoleshenti

Një 16-vjeçar në Itali, është dënuar ditën e sotme, 3 nëntor, me 17 vite burg për vdekjen e 13-vjeçares shqiptare, A.T.,  e cila ra nga ballkoni i banesës së saj nga kati i shtatë, ngjarje kjo e 25 tetorit 2024 në Piacenza. Sipas medias italiane Ansa, seanca gjyqësore u zhvillua në Gjykatën e të Miturve në Bolonja, ku gjyqtari vendosi për dënimin me 17 vite heqje lirie, pasi prokurori i çështjes kishte kërkuar 20 vite dhe 8 muaj burg. Prindërit e viktimës 13 vjeçare, janë shprehur se drejtësia është vëndosur në vend, por do të ishte më mirë sipas tyre që 16 vjeçari të dënohej me 20 vite burg, e jo 17. “Jam e kënaqur me dënimin prej 17 vitesh burg, edhe pse 20 do të...