Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            I sëmuri mendor në Kamëz terrorizon komunitetin me levë në mes të ditës. Institucionet: S’ka qendra trajtimi
                            Banorët e Kamzës po jetojnë mes frikës dhe pasigurisë për shkak të rasteve të përsëritura të dhunës nga persona me probleme të shëndetit mendor. Një qytetar nga Kamza iu drejtua Fiks fare pikërisht për një problem të tillë në lidhje me një person me probleme të shëndetit mendor. Ai është sulmuar dy herë nga i njëjti person, madje në njërin rast u godit me levë nga individi i diagnostikuar me çrregullime mendore.Denoncuesi, pronar i një lokalit ku dhe kanë ndodhur ngjarjet tregon se i njëjti person e kishte sulmuar dy herë. “Një herë më ka goditur në kokë, më ka thyer xhamat e lokalit. Sot më erdhi prapë, mori çfarë gjeti mbi banak dhe më gjuajti. Kam frikë të dal në rrugë, kam frikë të...