Mbyllja e qeverisë në SHBA, shkurtime të ndihmës ushqimore për 42 milionë amerikanë

Mbyllja e qeverisë në SHBA, shkurtime të ndihmës ushqimore për 42 milionë amerikanë

Qeveria e presidentit republikan Donald Trump ka njoftuar se ndihma ushqimore për rreth 42 milionë amerikanë me të ardhura të ulëta do të reduktohet gjatë muajit nëntor, për shkak të bllokimit financiar të qeverisë federale (shutdown), që ka hyrë tashmë në muajin e dytë. Sipas Departamentit të Bujqësisë, qeveria do të përdorë 4.65 miliardë dollarë nga fondet e emergjencës për të financuar programin SNAP (ish-kuponët ushqimorë), duke mbuluar kështu rreth gjysmën e nevojave të familjeve që përfitojnë nga ky program. Dy gjykatës federalë urdhëruan javën e kaluar që qeveria të përdorë burime shtesë për të vazhduar programin, i cili kushton 8.5 deri në 9 miliardë dollarë në muaj dhe ndihmon amerikanët me të ardhura nën 1,632 dollarë në muaj për një person të vetëm ose...