Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Urdhëroi publikimin e videove ku të burgosur palestinezë ishin përdhunuar, në pranga ish-avokatja e ushtrisë izraelite
                            Ish-avokatja kryesore e ushtrisë izraelite, Maj Gen Yifat Tomer-Yerushalmi është arrestuar pas një skandali që përfshin daljen e një videoje që dyshohet se dokumenton abuzimin e rëndë ndaj një të arrestuari palestinez nga ushtarët izraelitë.  Sipas BBC, Tomer-Yerushalmi dha dorëheqjen javën e kaluar, duke marrë përgjegjësinë e plotë për publikimin e materialit. Sipas saj, videoja u shpërnda për të kundërshtuar propagandën kundër autoriteteve ligjzbatuese të ushtrisë.  Ngjarja mori një kthesë alarmante kur gjenerali u raportua si e zhdukur në një plazh në veri të Tel Avivit. Pas një kërkimi masiv, ajo u gjet e sigurt dhe në gjendje të mirë, por më pas u arrestua.  Videoja e publikuar në gusht 2024 tregon ushtarë në bazën Sde Teiman duke rrethuar të arrestuarin me mburoja për të fshehur dhunën, përfshirë goditje me thikë. Pesë ish-ushtarët u akuzuan për abuzim...