Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Trump: Do ndërpriten financimet për New Yorkun, nëse Mamdani bëhet kryebashkiak
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të kishte hezitim të dërgonte fonde federale në qytetin e tij të lindjes, New York City, nëse kandidati kryesor i majtë, Zohran Mamdani, zgjidhet kryebashkiak i qytetit më të madh të Amerikës këtë javë. “Do të jetë e vështirë për mua si president të jap shumë para për New York-un, sepse nëse ke një komunist që drejton New York-un, do shpenzojnë kot paratë, që do dërgojmë atje”, tha Trump në një intervistë televizive. Administrata e Trump-it është përpjekur disa herë të prishë grante federale dhe fonde për projekte, kryesisht në zonat që udhëhiqen nga demokratët. Anketat tregojnë se Mamdani është përpara rivalit të tij kryesor, ish-guvernatorit të New York-ut, Andrew Cuomo, në prag të votimit të së martës. Trump nuk sqaroi më tej komentet e tij për fondet,...