Goli në fund, Skënderbeu rikthehet te fitorja

Goli në fund, Skënderbeu rikthehet te fitorja

Skënderbeu u rikthye te fitorja, pasi mposhti Korabin 3-2, në duelin e javës së 10-të në Kategorinë e Parë. Skuadra korçare e nisi mirë takimin, duke kaluar në epërsi të dyfishtë me golat e Nasr në minutën e 20-të dhe Vangjelit në minutën e 22-të. Pavarësisht avantazhit, vendasit nuk arritën ta menaxhonin rezultatin. Korabi reagoi në pjesën e parë me golin e Morinës në minutën e 35-të, duke ngushtuar diferencën. Në fraksionin e dytë, dibranët vazhduan të kërkonin barazimin, që erdhi në minutën e 76-të me anë të Markut. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, erdhi edhe goli që vulosi takimin. Foti Çuçka shënoi në minutat e fundit, për t’i dhënë fitoren korçarëve. Skënderbeu mban vendin e parë me 25 pikë, ndërsa...