“Tuneli që nxjerr zbuluar pushtetin”,Preçi paralajmëron: Skema e Ballukut nxjerr në pah ndikimin e oligarkëve në qeveri

“Tuneli që nxjerr zbuluar pushtetin”,Preçi paralajmëron: Skema e Ballukut nxjerr në pah ndikimin e oligarkëve në qeveri

Hetimi i SPAK për tenderin e tunelit të Llogarasë, që ka vënë nën hetim ministra dhe zyrtarë të lartë, përfshirë Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, shihet si maja e ajsbergut të një fenomeni më të thellë që ka kapluar vendimmarrjen shtetërore në Shqipëri. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se ky rast nuk është një incident i izoluar, por një tjetër dëshmi e ndikimit në rritje të lobeve të biznesit dhe oligarkëve mbi qeverinë. Sipas një analize të zhvillimeve ekonomike të dekadës së fundit, konstatohet një rritje e konsiderueshme e peshës së grupeve të interesit, oligarkëve dhe madje edhe segmenteve të krimit të organizuar në vendimmarrjen qeveritare. Ky ndikim manifestohet në mënyrën se si shpërndahen fondet buxhetore tha...