Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Plagosje me armë, 31 vjeçari paraqitet në spital
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në zonën e Durrësit. Shtetasi M.D. 31 vjeç është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Durrësit, për shkak të një plage që kishte marrë në këmbë. Ende nuk ka të dhëna për ngjarjen, teksa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.