Qeveria njoftoi mbylljen e 204 zyrave postare në Greqi, qytetarët reagojnë ashpër ndaj vendimit

Qeveria njoftoi mbylljen e 204 zyrave postare në Greqi, qytetarët reagojnë ashpër ndaj vendimit

Prej tri ditësh po vazhdojnë reagimet e ashpra të qytetarëve grek, pas vendimit të drejtorisë së Shërbimit Postar Grek për mbylljen e dhjetëra zyrave në mbarë vendin. Ditën e premte pa asnjë njoftim të mëparshëm organizmi në fjalë , që i përket Shoqërisë Greke të Pjesëmarrjeve dhe Pronësisë qysh prej krizës greke , por ndodhet nën mbikqyrjen e Ministrisë së Qeverisjes Dixhitale  njoftoi se sot do të mbyllte 204 zyra të Postës Greke . Pas një valë reagimesh, sipas një njoftimi të ri u mbyllën vetëm  46 zyra në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa për të tjerat u dha një afat 3 mujoir. Qindëra qytetarë , sidomos në zonat periferike të vendit, u gjendën të papërgatitur, shumë prej tyre të...