“50 milionë euro grabitje nga Tuneli i Llogarasë”, Balliu thërret urgjentisht Ballukun në Kuvend: Populli më i varfër..

“50 milionë euro grabitje nga Tuneli i Llogarasë”, Balliu thërret urgjentisht Ballukun në Kuvend: Populli më i varfër..

Deputeti demokrat Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se ka thirrur në Kuvend në interpelancë për seancën e së enjtes, zv.kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për tenderin e tunelit të Llogarasë. Balliu thotë se Tuneli i Llogarasë është një mega aferë, ku 50 milionë euro i janë grabitur popullit më të varfër të Europës. Postimi i Balliut: Të enjten, kam thirrur në interpelancë urgjente Belinda Ballukun. Do të kërkoj llogari për mega-aferën korruptive të Tunelit të Llogarasë, ku Belinda Balluku dhe Edi Rama i kanë vjedhur 50 milionë euro popullit më të varfër të Europës për aventura ndërkombëtare dhe interesa personale politike. Kjo aferë është simboli i një qeverisjeje që grabit, jo që zhvillon....