Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Libia i bën kërkesë zyrtare Libanit për lirimin e djalit të Gaddafit, qeveria libiane do paguajë 11 milionë euro në këmbim të lirisë së tij
Këshilltari politik i Kryeministrit të Libisë, Ibrahim Dbeiba, mbërriti në Bejrut si kreu i një misioni zyrtar për të diskutuar me autoritetet libaneze kushtet për ekstradimin e Hannibal Gaddafit. Sipas raportimeve të Lebanon 24, vizita e Dbeibas lidhet me procedurat ligjore të kërkuara për t’u përgatitur për lirimin e djalit të ish-udhëheqësit libian Muamar Gaddafi. Më 17 tetor, një gjykatë libaneze vendosi të lirojë Hannibal Gaddafin me një garanci prej 11 milionë dollarësh. 50-vjeçari u arrestua në vitin 2015 dhe po mbahej në Liban. Vizita e delegacionit libian pritet të kontribuojë në stabilizimin e marrëdhënieve midis Libanit dhe Libisë. Sot, presidenti libanez, Joseph Aoun priti delegacionin libian, i cili gjithashtu i dorëzoi gjykatës së vendit rezultatet e hetimit të kryer nga autoritetet libiane për zhdukjen...