Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
LAJM I FUNDIT/ Kushtetuesja: Veliaj mbetet në detyrë
Gjykata Kushtetuese mësohet se ka vendosur sot në favor të Erion Veliajt, duke i hapur rrugën që ai të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vendimi spias burimeve të Top Channel, se është marrë me shumicë votash, 5 me 3, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që kishte miratuar shkarkimin e tij, pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka anuluar gjithashtu edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Tiranës.