EMRAT/ SPAK zbardh akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH, nën hetim edhe tre të tjerë

EMRAT/ SPAK zbardh akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH, nën hetim edhe tre të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjeruar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, duke ngritur akuza ndaj pesë të pandehurve të tjerë: Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica. Të gjithë akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në seksionin Orikum–Himarë të autostradës SH8 (Vlorë–Sarandë). Sipas SPAK, në kohën e zhvillimit të tenderit me fond limit afro 19 miliardë lekë pa TVSH, të pandehurit ushtronin funksione të larta në Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Njoftimi i SPAK:  Në vijim të njoftimit të mëparshëm të  publikuar më 31.10.2025,...