Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Tuneli i Llogarasë! SPAK zbardh akuzat për 5 vartësit e Belinda Ballukut, mes tyre kreu i ARRSH
Belinda Balluku, Erald Elezi, Evis Berberi dhe Gentian Gjyli TIRANË-Pas ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, SPAK ka dalë me akuzat për pesë zyrtarë të tjerë në lidhje me hetimin për ndërtimin e "Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë. Konkretisht bëhet fjalë për Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, të pestë të akuzuar për 'Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike' në bashkëpunim. SPAK njofton se hetimet ndaj kreut të ARRSH-së Gentian Gjyli, i cili asakohe mbante postin e nëndrejtorit së bashku me ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi (sot në burg), Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica (specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë) kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e...