Kushtetuesja rikthen Erion Veliaj si kryetar bashkie në Tiranë

Kushtetuesja rikthen Erion Veliaj si kryetar bashkie në Tiranë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur me 5 vota pro dhe 3 kundër që nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë. Po ashtu, Kushtetuesja ka vendosur edhe se Veliaj do të vijojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se prej disa muajsh ai ndodhet në qeli. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të qeverisë ”Rama 4” që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.