Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Palloshi i gjatë nuk e mbron dot më’: Bardhi ‘shpërthen’ ndaj Ramës dhe Ballukut
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit hedh akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK. Bardhi thotë se marrja e pandehur e Belinda Ballukut e ka përcaktuar fatin e saj politik, me apo pa dorëheqje, me apo pa shkarkim. Ai thekson se Balluku është simboli i qeverisjes Rama , duke e cilësuar atë “arrogante dhe të korruptuar”. “Megjithë zemërthyerjen e madhe, as Edi Rama, palloshi i gjatë, siç e tall Belinda me vartësit e vet, nuk mund ta mbrojë më krahun e tij të djathtë të punëve të pista. Edhe kaq kohë sa po i jep, po e bën për të mbrojtur veten, jo...