Paditet Qeveria në detyrë e Kosovës, kërkohet anulimi i vendimit për buxhetin 2026

Paditet Qeveria në detyrë e Kosovës, kërkohet anulimi i vendimit për buxhetin 2026

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër prej rreth 4 miliardë euro. Miratimi i këtij buxheti ka ngjallur reagime të shumta, madje sot ndaj qeverisë është ngritur edhe një padi.Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë një padi për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, të datës 31 tetor 2025, që miraton projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.Sipas AVONET, vendimi i Qeverisë në detyrë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.Për këtë arsye, organizata ka kërkuar gjithashtu vendosjen e një mase të përkohshme të sigurisë, me qëllim që të pezullohet ekzekutimi i vendimit deri në marrjen e vendimit përfundimtar...