etilda gjonaj
TIRANË- Ish-ministrja e Drejtësisë dhe njëherazi ish-deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj, është emëruar këshilltare juridike e kryeminsitrit Edi Rama. Gjonaj prej kohësh ka qënë pjesë dhe ka drejtuar institucione të rëndësishme të dejtësisë dhe ligjit, ndërsa emërimi i saj i ri, vjen jo shumë larg pasi nuk mori mandatin në aqrkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit.
Etilda Gjonaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë për periudhën maj-shtator 2017 dhe mbajti postin e Ministres së Drejtësisë në 2017-2021. Ajo ka ushtruar funksionin e Komisionerit në Institucionin e Avokatit të Popullit për një mandat 3- vjeçar, ku ka drejtuar Seksionin e Çështjeve të Administratës Publike qendrore dhe vendore (2014- 2017). Për rreth dy vite e gjysmë ka qenë eksperte e Sekretariatit Teknik, të ngritur pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi (2015-2017)./ZËRI
