Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Merrte para nën dorë për të bërë eko, Gjykata cakton për mjekun këtë masë sigurie..
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për mjekun Gëzim Taullaj. Në caktimin e masës së sigurisë mjeku është përfaqësuar nga dy avokatët Xhevair Morina dhe Gjergji Habilaj. Sipas avokatit Xhevair Morina, në caktimin e masës së sigurisë trupi gjykues mori në konsideratë gjendjen shëndetësore të mjekut dhe bashkëshortes së tij, dhe shërbimin prej 40 vitesh pa asnjë vërejtje. Prokuroria kërkoi masën “arrest me burg” por trupi gjykues vendosi masë më të butë, “arrest shtëpie”. 66-vjeçari ra në prangat e policisë teksa është kapur në flagrancë duke i marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Taullaj u arrestua pas një hetimi 4-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë dhe u arrestua në përfundim të operacionit policor të koduar “Imazheria”. Gjithashtu, ai shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të...