PD mbështeti Besim Ndregjonin për Avokat të Popullit, Adriana Kalaja shpall kandidaturën: I kam paraqitur Berishës dorëheqjen nga funksionet e partisë

PD mbështeti Besim Ndregjonin për Avokat të Popullit, Adriana Kalaja shpall kandidaturën: I kam paraqitur Berishës dorëheqjen nga funksionet e partisë

Kandidatja për deputete në listat e PD në zgjedhjet e 11 majit, Adriana Kalaja ka njoftuar se po shpall kandidaturën për pozicionin e Avokatit të Popullit. Me anë të një postimi në Facebook Kalaja shkruan se ditën e enjte të javës së kaluar ka depozituar pranë Kryetarit të Partisë Demokratike, dorëheqjen e parevokueshme si nga funksioni i Kryetares së Gjykatës së PD, ashtu dhe nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Postimi i plotë i Adriana Kalasë: Të nderuar miq. Fillimisht, desha të shpreh mirënjohjen time të pafundme, për Ju që më mbështetët dhe vlerësuat pa kushte. Edhe për Ju, që në raste të caktuara nuk ratë dakort me qëndrimet apo veprimet e mia, por ishit bashkëudhetarë në këtë rrugë tejet të vështirë. Po kështu, do...