Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
14 apartamente, 6 vende parkimi dhe 2 dyqane! Sekuestrohen 2 mln euro pasuri të Tahir Qenamit
FOTO ILUSTRUESE VLORË-Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 2 milionë euro pasuri në pronësi të Tahir Qenamit. Konkretisht në sekuestro janë vendosur apartamente, prona, dyqane e makina. Qenami akuzohet për pastrim parash të ardhura nga krimi. Njoftimi: Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri me vlerë 2 milionë euro në pronësi të shtetasit T.Q. Nën sekuestro apartamente, prona, dyqane e makina Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuri në vlerë rreth 2 milionë euro. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1119, të vitit 2023, mbi bazën e materialeve të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë sekuestrimi u bë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i...