Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Doganat mbledhin 210 milionë euro në Tetor, rriten zhdoganimet e karburanteve dhe cigareve
Administrata Doganore ka mbyllur muajin tetor të vitit 2025 me perfomancë financiare pozitive, duke realizuar 21 miliardë lekë të ardhura apo rreth 210 milionë euro. Rritja në raport me Tetor 2024, regjistrohet në afro 18 milionë euro më shumë. E përkthyer në përqindje, rritja rezulton të jetë në rreth 9.3% tregon , çka e vendos institucionin në linjë me objektivat e programit të vitit. Kapërcim i ndjeshëm është regjistruar në zhdoganimin e mallrave të akcizës. Volumi i karburanteve të importuara u rrit me rreth 12 mijë ton krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë, duke kapërcyer edhe nivelin e shtatorit 2025. Edhe konsumi i cigareve tregoi rritje, me rreth 30 ton më shumë. Në totalin e periudhës janar–tetor 2025, të ardhurat doganore arritën...