Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Adriana Kalaja ikën nga PD, në fokus ka një post publik
Ardiana Kalaja ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga Partia Demokratike. Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, Kalaja bën me dije se ka shpallur kandidaturën për pozicionin e Avokatit të Popullit. ”Gjatë gjithë periudhës time të aktivitetit shoqëror, edhe pa mandatin e Avokatit të Popullit, kam qenë në ballë të betejave, në mbrojtje të të drejtave të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, nga protestat e komisariatet e deri te proceset penale, të drejta këto të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”,-shkruan Kalaja. Postimi i plotë Të nderuar miq. Fillimisht, desha të shpreh mirënjohjen time të pafundme, për Ju që më mbështetët dhe vlerësuat pa kushte. Edhe për Ju, që në raste të caktuara nuk ratë dakort me qëndrimet apo veprimet e mia, por ishit bashkëudhetarë...