AKSHI, 2.4 milionë euro për recetat e FSDKSH

AKSHI, 2.4 milionë euro për recetat e FSDKSH

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, ka hapur procedurën e re të prokurimit për mirëmbajtjen e sistemit të e-recetave të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky tender konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në sektorin e teknologjisë së informacionit për këtë vit. Procedura ka një fond limit të konsiderueshëm prej 2.4 milionë eurosh me TVSH. Kontrata e mirëmbajtjes do të ketë një kohëzgjatje prej 24 muajsh, gjatë së cilës operatori fitues do të ofrojë shërbimin e vazhdueshëm për sistemin kritik të recetave elektronike. Tenderë të mëdhenj të mëparshëm të AKSHI-t gjatë muajve të fundit janë bllokuar shpesh në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) si pasojë e rivalitetit mes figurave kyçe si Ermal Beqiri dhe Gerond Meçe. Për këtë arsye, pritet...