E pandehur nga SPAK, PD kërkesë për interpelancë urgjente me Belinda Ballukun

E pandehur nga SPAK, PD kërkesë për interpelancë urgjente me Belinda Ballukun

Një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD, kanë kërkuar thirrjen në interprelacë urgjente të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas marrjes së saj si të pandehur nga SPAK për abuzimet me tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Ky tender rezultojë të ishte i paracaktuar dhe me një faturë të fryrë financiare prej 50 milion euro më shumë. Në datën 31 Tetor 2025, Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar marrjen të pandehur të Zëvëndëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 i Kodit Penal. Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr....