Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Tragjedi në familjen e Laura Pausinit: Xhaxhai i këngëtares humb jetën në një aksident të rëndë rrugor
Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e këngëtares së njohur italiane Laura Pausini. Xhaxhai i saj, Ettore Pausini, ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti rrugor që ndodhi në periferi të Bolonjës, në Itali. 78-vjeçari, një çiklist i pasionuar, u përplas për vdekje nga një automjet që më pas u largua me shpejtësi nga vendngjarja, duke e lënë pa ndihmë. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në Via degli Stradelli Guelfi, në zonën midis Castenaso dhe San Lazzaro di Savena, ku viktima po kthehej në shtëpi pas një udhëtimi të zakonshëm me biçikletë. Ai u godit ballë për ballë nga një Opel Astra e vjetër, ngjyrë të çelët, ndërsa shoferi ende nuk është identifikuar. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë, por përplasja rezultoi fatale dhe përpjekjet...