Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Ndizet” gara për “Këpucën e Artë”, Haaland e Mbappe “parakalojnë” Kane
Në garën për Këpucën e Artë 2025/26, dy yjet e futbollit botëror janë rikthyer fuqishëm në krye.Erling Haaland i Manchester City-t dhe Kylian Mbappé i Real Madrid-it kanë kaluar Harry Kane të Bayern-it, pas dopietave të fundit të shënuara në kampionatet përkatëse. Të dy ndodhen tani me nga 13 gola, për një total prej 26 pikësh, duke e lënë Kane-n në vendin e tretë me 12 realizime. Pas tyre, renditen disa surpriza nga Ligue 1: Panichelli i Strasbourg-ut dhe Lepaul i Rennes, që po impresionojnë me formën e tyre. Në ndjekje janë edhe emra të njohur si Álvarez, Greenwood, Guirassy dhe Vinícius Junior. Në Serie A, italianët nuk mungojnë: Riccardo Orsolini i Bologna-s dhe Hakan Çalhanoğlu i Inter-it janë aktualisht golashënuesit më të mirë në...