(VIDEO) Panik në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset..

(VIDEO) Panik në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset..

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian, pranë Forumit të famshëm Roman. Një pjesë e kullës mesjetare Torre dei Conti u shemb ditën e sotme gjatë punimeve për rikonstruksion, duke plagosur rëndë të paktën një punëtor, ndërsa katër punëtorë u shpëtuan.  Qindra turistë u bënë dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit përdorën shkallët mobile për të shpëtuar punëtorët nga pjesët e larta të kullës. Tre punëtorë u nxorën të gjallë, ndërsa një i katërt mbeti i bllokuar brenda strukturës.  Gjatë operacionit të shpëtimit, një pjesë tjetër e kullës u shemb papritmas, duke ngritur re pluhuri mbi zonën përreth. Zjarrfikësit që ndodheshin në shkallët mobile u tërhoqën menjëherë për të shmangur rreziqet.  Torre dei Conti, e ndërtuar në shekullin e 13-të nga Papa Innocent III për të strehuar familjen e tij, ka pësuar dëmtime...