Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Urdhëroi publikimin e disa videove ku një grup të burgosurish palestinezë ishin përdhunuar, arrestohet ish-avokatja e ushtrisë izraelite
Ish-avokatja kryesore e ushtrisë izraelite, Maj Gen Yifat Tomer-Yerushalmi është arrestuar pas një skandali që përfshin daljen e një videoje që dyshohet se dokumenton abuzimin e rëndë ndaj një të arrestuari palestinez nga ushtarët izraelitë. Sipas BBC, Tomer-Yerushalmi dha dorëheqjen javën e kaluar, duke marrë përgjegjësinë e plotë për publikimin e materialit. Sipas saj, videoja u shpërnda për të kundërshtuar propagandën kundër autoriteteve ligjzbatuese të ushtrisë. Ngjarja mori një kthesë alarmante kur gjenerali u raportua si e zhdukur në një plazh në veri të Tel Avivit. Pas një kërkimi masiv, ajo u gjet e sigurt dhe në gjendje të mirë, por më pas u arrestua. Videoja e publikuar në gusht 2024 tregon ushtarë në bazën Sde Teiman duke rrethuar të arrestuarin me mburoja për të...