Miratohen ndryshimet e buxhetit, Malaj: Bonusi i pensionistëve deri në 15 mijë lekë

Miratohen ndryshimet e buxhetit, Malaj: Bonusi i pensionistëve deri në 15 mijë lekë

Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe Komisionin e Ekonomisë dhe Financave Aktin Normativ me ndryshimet në buxhetin 2025.Ministri Malaj gjatë fjalës së tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve tha se Akti Normativ është miratuar, për t’u përshtatur nevojave dhe kërkesave të institucioneve shtetërore pas riformatim të Këshillit të Ministrave, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.Sipas tij nëpërmjet këtij Akti Normativ, fillimisht synohet për sigurimin e fondeve shtesë për bonusin e fundvitit për pensionistët, e cila është një politikë e qëndrueshme tashmë e kësaj qeverie dhe që dëshmon konsolidimin e vijimësisë së mbështetjes së kësaj shtrese vulnerabël;Rialokimin e kursimeve të evidentuara gjatë periudhës janar-shtator 2025, drejt programeve dhe projekteve me performancë më të lartë;Si...