Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
‘Duket sikur ka përqafuar stilin e Justin Bieber’/ Kryemadhi me ‘look’ të ri, batuta me gazetarët
Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, të caktuar nga gjykata në kuadër të dosjes për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA. Në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi është parë me një look të ri të flokëve, ndërsa ka shkëmbyer batuta me gazetarët. “Duket sikur ka përqafuar stilin e Justin Bieber në fillimet e tij në muzikë”, – tha një nga gazetarët, teksa Kryemadhi u përgjigj me humor: “Është i njëjti model, por me disa ndryshime të tjera.”.