Pl*gosje e rëndë në Vlorë/ 39-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital, pas një konflikti

Pl*gosje e rëndë në Vlorë/ 39-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital, pas një konflikti

Policia po kërkon një 33-vjeçar të dyshuar për plagosjen e një personi në qytetin e Vlorës. Sipas të dhënave paraprake, gjatë një konflikti për shkaqe ende të paqarta, një 39-vjeçar me inicialet K.K. është goditur në kokë me një mjet të fortë nga shtetasi S.D., i cili më pas është larguar nga vendngjarja. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po vijon kërkimet për kapjen e autorit.