A do t’i kërkojë PS dorëheqjen Belinda Ballukut? Balla: S’komentojmë punët e drejtësisë

A do t’i kërkojë PS dorëheqjen Belinda Ballukut? Balla: S’komentojmë punët e drejtësisë

Më 31 tetor, SPAK njoftoi zyrtarisht se ka marrë të pandehur zëvendëskryeminsitren, njëherësh ministren e Energjisë dhe Infrastukturës, Belinda Balluku. Ndaj Ballukut ëhstë ngritur akuza  për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas përfundimit të mbledhjes së grupit u pyet nga gazetarët nëse PS do t’i kërkojë dorëheqjen Ballukut. Balla tha se PS nuk bën asnjë koment për çështje që janë në dorë të drejtësisë. Balla: Partia Socialiste e Shqipërisë edhe në diskutimet që patëm gjatë javës së kaluar, sa  i përket raportimit të institucioneve të pavarura të drejtësisë, kemi qenë shumë të qartë që ku nuk do të bëjmë komente mbi meritat dhe çështjet që trajtojnë institucionet...