Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
7.6 miliardë lekë shtesë për pensionet, ministri i Financave: Ja sa para do të marrin pensionistët për bonusin e fundvitit
Nga komisioni i Ekonomisë, ministri i Financave, Petrit Malaj foli për bonusin e fundvitit për pensionistët. Ai tha nga 7.6 miliardë shtesë për pensionet, 5.9 miliardë lekë do të shkojnë për bonusin e fundvitit. “Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.”, tha Petrit Malaj. “Më lejoni të paraqes një përmbledhje, ekonomia shqiptare po ecën në trajektore të qëndrueshme. Borxhi publik zbriti, duke regjistruar nivelin më të ulët që nga viti 2010. Sipas vlerësimeve, borxhi shkon në nivelin 54.1 % të prodhimit të brendshëm bruto. Sa i përket të ardhurave janë realizuar rreth 4 miliardë lekë mbi planin e punës. Kemi rritje me...