Presidenti Begaj takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Kajro, vlerëson rolin historik të Diasporës në Egjipt

Presidenti Begaj takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Kajro, vlerëson rolin historik të Diasporës në Egjipt

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua sot me përfaqësues të Diasporës shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Egjipt. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë për t’u takuar me shqiptarë nga të gjitha trevat e shqiptarisë, duke theksuar se: “kudo ku shkojmë dhe kudo që ndërtojmë jetën tonë, ne dimë të bashkohemi për të ndihmuar njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, për të promovuar gjuhën, kulturën dhe traditat tona të mrekullueshme”. Presidenti Begaj vlerësoi rolin historik të Diasporës shqiptare në Egjipt, e cila që nga shekulli XIX ka qenë një urë e rëndësishme lidhjeje mes dy vendeve. Ai përmendi kontributet e figurave të shquara, si: Muhamed Ali Pasha dhe Thimi Mitko, që me vizionin dhe përkushtimin e tyre ndihmuan në...