ERE shtyn vendosjen e tarifës për detyrimin e energjisë së rinovueshme, sqaron arsyet dhe pasojat

ERE shtyn vendosjen e tarifës për detyrimin e energjisë së rinovueshme, sqaron arsyet dhe pasojat

Enti Rregullator i Energjisë nuk përcaktoi asnjë detyrim për energjinë e rinovueshme, duke nënvizuar në vendimin e tij të fundit se kjo ishte e pamundur të bëhej për aq kohë sa nuk ishin përmbushur kushtet e nevojshme të përcaktuara në ligj. Enti ju referua metodologjisë së miratuar një vit më parë lidhur me llogaritjen e detyrimit të energjisë së rinovueshme duke nënvizuar se kërkesat e pikës 4.2 mbeteshin të parealizuara. Kjo do të thotë se Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është aktualisht në rolin e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme nuk do të mund të marrë një tarifë që i shkon klientit përfundimtar as për vitin 2025 dhe me shumë gjasa as për vitin 2026. Por çfarë është në fakt detyrimi dhe kush janë...