Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Kamëz

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Kamëz

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 20-vjeçari, Ervis Brasha i cili u arrestua një ditë më parë në Kamëz, teksa lëvizte me uniformë policie. Pas verifikimeve, rezultoi se 20-vjeçari nuk ishte punonjës i policisë dhe gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema dhe grada të ndryshme si dhe tre kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit. Sakaq burime për mediat bëjnë me dije se i riu kishte kontakte edhe me punonjës të vërtetë policie, dhe u prezantohej atyre si koleg. Ai thuhet se u ka shkruar atyre në rrjetet sociale dhe publikonte foto e video në institucione shtetërore,...