A do të pyetet ai pas Bashës për 21 Janarin? Berisha: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Edi Rama

A do të pyetet ai pas Bashës për 21 Janarin? Berisha: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Edi Rama

Lulzim basha dhe sali berisha TIRANË- Teksa hetimet për 21 Janarin janë marrë në ngarkim nga Prokuroria e Posaçme, e cila pak ditë më parë thirri Lulzim Bashën, Sali Berisha deklaroi sot se nuk ka dhënë asnjë urdhër për gardën, dhe se veprimet e tyre janë kryer në përputhje me ligjin. I pranishëm sot në SPAK, për masën e detyrimit të paraqitjes për dosjen Partizani, Berisha tha se hetimet deri tani për 21 Janarin janë penguar nga Edi Rama. Deklarata e Berishës: Tani, do të sqaroj shqiptarët se nga viti 2013 gjer në vitin 2025, njeriu që ka penguar çdo hetim të asaj dosje ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. Shqiptarët e dinë mirë, se unë nuk kam pasur, përkundrazi një armiqësi...